Analisti Enton Abilekaj hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës për korrupsionin dhe gjendjen ekonomike në vend, ndërsa paralajmëroi se përçarjet e fundit po dëmtojnë protestën qytetare kundër qeverisë.
I ftuar në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, Abilekaj ironizoi pjesëmarrjen e Ramës në një konferencë në Gjermani, ku, sipas tij, kryeministri u dha leksione gjermanëve për teknologjinë dhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që Shqipëria mbetet ndër vendet më të prapambetura në rajon për teknologjinë dhe ndër më të korruptuarat në Europë.
Sipas analistit, Rama është “arkitekti i sistemit unik të korrupsionit në Europë” dhe njeriu që, sipas tij, ndërtoi një model ku ekonomia shqiptare është bllokuar dhe vendi është mbuluar nga betoni përmes korrupsionit.
Abilekaj u shpreh se deklaratat e Ramës jashtë vendit nuk synojnë të bindin opinionin ndërkombëtar, por përdoren për konsum politik në Shqipëri.
Duke komentuar zhvillimet rreth protestës, Abilekaj u shpreh se protesta u ngrit si një bashkim i të gjitha rrymave politike dhe qytetare që kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe çdo tentativë për ta përvetësuar atë nga grupe të veçanta rrezikon ta dëmtojë rëndë.
“Përplasja mes protestuesve dhe policisë nuk është dhunë. Dhunë është përdorimi i mjeteve represive ndaj qytetarëve dhe keqtrajtimi i tyre. Protesta nuk po humbet njerëz nga përplasjet, por nga frika se dikush po përpiqet ta përdorë atë për interesa të veta”, përfundoi Abilekaj.
Abilekaj:
Shiko si është situata e këtij njeriu që është sëmur aq keq nga autokracia, nga autokratizmi, jo nga aristokracia, nga autokratizmi, sa del shkon deri në Gjermani, gjen një konferencë atje dorës së shtatë... që nuk e var njeri, dhe u mëson gjermanëve çfarë është teknologjia.
Po, është një land aty që... dikush ka sponsorizuar, ka gjetur një kryeplak fshati si puna e vet dhe aty fillon u jep leksione për teknologjinë e lartë atyre.
Ata qeshnin, normalisht.
Pasi u jep leksione sesi teknologjia... që vendi me teknologjinë më të pazhvilluar në Ballkan është Shqipëria, me të gjitha statistikat...
Pastaj shkon me të njëjtën llogjikë të zhvillimit të teknologjisë është dhe korrupsioni. Vendi më i korruptuar në Ballkan dhe në Europë, i jep vendit më të zhvilluar në Ballkan dhe në Europë mend sesi duhet të luftojë korrupsionin. Pasi bën këtë, dhe autori, arkitekti i sistemit unik të korrupsionit në Europë, që nuk i ka shkuar mendja kurrë askujt që në Europë mund të kishte një narkoshtet, i cili të shpërndahej në mënyrë korruptive të bllokonte gjithë ekonominë shqiptare, aq sa të mbulohej me pallate dhe me beton, shkon e i jep mend gjermanëve tani sesi luftohet korrupsioni. Arkitekti.
Kjo është, unë nuk e di për çfarë e bën ai atë. Për veçfanatikësh që e shet në Shqipëri. Se nuk besoj se ia blen njeri në asnjë vend tjetër. Por e shet në Shqipëri te disa njerëz, te këta fanatikët e vet që i kanë mbetur, që thonë se të paktën vërtet nuk e do shumica këtë idhullin tonë, po ky shiko çfarë bën, u jep mend gjermanëve. Këtë të vërtetë s'e duan, po shiko sa i mirë është ky. Ky e bën këtë gjë, këto budallallëqe, këto gomarllëqe, këto gjëra që nuk i ha as budallai në Gjermani, këto ky i bën për fanatikët në Shqipëri.
E më e bukura është që gjatë përplasjes që patën me policinë, këta dilnin para kamerave dhe thoshin 'Hajde bashkohuni me ne, bashkohuni me ne'. Dhe kur Adriatik Lapaj shkon të bashkohet me ta, se nuk shkoi për të drejtuar protestën, shkoi për t'u bashkuar, si qytetar, ata i thanë 'Ç'do ti këtu?' Aty mund të shkojë dhe Sali Berisha si qytetar, mund të shkojë çdo njeri si qytetar të bashkohet, pa tentuar të marrë në dorë protestën, ose për të drejtuar protestën. Në qoftë se ti përjashton një grup qytetarësh, atëherë sigurisht që fillon për të diskutuar diçka tjetër. Ajo që po ndodh në fakt me protestën sot.
Protesta është një bashkim i të gjitha rrymave që ka Shqipëria, të cilat mendojnë që duhet një ndryshim urgjent. Dhe ka shumë rryma sot në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve, shumica dërrmuese e shqiptarëve, mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim shumë të madh dhe Rama duhet të ikë urgjentisht. Por disa e shohin nga një këndvështrim, disa nga një këndvështrim tjetër. Disa e shohin nga e majta, disa nga e djathta, disa nga qendra, disa e shohin në këndvështrimin nacionalist, disa e shohin në këndvështrimin ambjentalist. Të gjithë këta u bashkuan, dhe e pranuan njëri-tjetrin sepse qëllimi i ka shumë rëndësi. Ajo që i bashkonte ishte shumë më e madhe se të gjitha gjërat e vogla që i ndajnë. Dhe ashtu u ndërtua një protestë model, si ajo që bëhet çdo darkë në bulevard dhe vazhdon të bëhet. Përfitimi, dalja nga protesta e darkës me një axhendë tjetër e disa grupimeve që duan të marrin, besoj, pak më shumë nga protesta sesa të tjerët, po krijon një lloj fraksioni, i cili po trumbeton ata të darkës.
Po mendojnë, po bën që ato rryma që u bashkuan, të largohen me frikën se dikush ka marrë padrejtësisht drejtimin e protestës, dikush po e orienton protestën atje ku do. Dhe kjo besoj që i prish punë protestës. A duhet bërë protestë para Parlamentit? A duhet bërë vetëm para Kryeministrisë? Unë mendoj që duhet bërë vetëm para Kryeministrisë, dhe ua kam sugjeruar publikisht.
Por nuk më takon mua as askujt tjetër përveçse atyre për ta vendosur, por ata duhet ta vendosin ashtu siç kanë marrë vendimet e mëparshme në një kohezion të plotë, me konsensus. Vendimet që marrin, duhet t'i vendosin bashkë dhe të jenë gjithmonë bashkë. Dhe në qoftë se këta do kishin dalë me një vendim konsensual për para Parlamentit, aq sa janë në bulevard, besoj se llogaritë do ishin ndryshe sot. Kështu që çdo tentativë e ndonjë grupimi që në emrin e protestës duke marrë brendin e protestës, që është brendi më i lakmuar sot që duan ta marrin të gjithë, dhe ta përdorin për të fituar personalisht, për mua është një atentat ndaj protestës, është një dëm që i bëhet protestës. E dyta është ajo dhuna, i thonë këta që dhuna i largon.
E para njëherë, përplasja me policinë nuk është dhunë në protestë. Ti ke dalë kundër një pale, që është qeveria, e cila mbrohet, si çdo qeveri e korruptuar dhe antipopullore, nëpërmjet dhunës, nëpërmjet policisë. E cila dhunon... dhe çfarë është dhuna? Jo përplasja e protestuesve me policinë, por përdorimi i mjeteve ekstra kundër protestuesve apo kundër palës tjetër, që ata nuk i përdorin. I përdor policia. Gazi lotsjellës, uji me piper, e të tjera e të tjera, dhe keqtrajtimi i të tjerëve që nuk janë fare pjesë aty. Domethënë ai hedh tymin e gazit lotsjellës aty, dhe një popullatë që është krejt indiferente, ose nuk është fare pjesë e protestës, dëmtohet.
Kjo është dhunë. Dhunë është ajo që bën policia. Dhunë është ajo që ti shkon nga mbrapa shpine, të rrëmbesh një qytetar, ta rrahësh, ta godasësh dhe ta fusësh në furgon, më keq se baëgtitë. Kjo është dhunë. Shkelje e hapur e ligjit, jo një përplasje që është normale në protestë. Kështu që nuk ka protestë të dhunshme akoma, nuk ka filluar dhunë. Ka pasur përplasje fizike? Po, ka pasur përplasje fizike në dy raste.
Policia dhe të gjitha mjetet represive që përdor qeveria, kanë ushtruar dhunë të paligjshme ndaj atyre që janë protestues, por dhe atyre që nuk janë protestues, pra pjesë e popullatës. Dhe këtu është problemi që kemi ne. Nuk është e vërtetë që dhuna e protestës... prandaj nuk largohet njeri për shkak të përplasjes. Ata që largohen, largohen sepse e shohin veten që dikush mund ta keqpërdorë brendin e protestës për interesa që nuk janë të tyre, ose për interesa të vetat për të fituar një lloj pushteti që nuk duhet ta merrnin.
© SYRI.net