Gjiri i Gramës, Zhupa: Ne kërkuam ta regjistrojmë në UNESCO, Tavo dhe qeveria ta regjistrojnë si pronë për trafikantët

Gjiri i Gramës, Zhupa: Ne kërkuam ta regjistrojmë në UNESCO, Tavo dhe qeveria ta regjistrojnë si pronë për trafikantët

12:03, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja Ina Zhupa, kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporës reagoi për çështjen e Gjirit të Gramës, duke e cilësuar atë si simbol të dy vizioneve të kundërta për pasuritë kombëtare. Ajo kujtoi se në shtator të vitit 2023 i është drejtuar zyrtarisht UNESCO-s me kërkesën për përfshirjen e Gjirit të Gramës në Listën e Trashëgimisë Botërore, ndërsa, materialet e publikuara në “Dosjen Aruba” tregojnë se zona është trajtuar si objekt tjetërsimi pronash dhe “investim strategjik”, ku, sipas publikimeve mediatike, përmendet edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo. Zhupa theksoi se Gjiri i Gramës është pasuri e shqiptarëve dhe duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet për interesa private.

Reagimi i Ina Zhupës:

Dy vizione për Gjirin e Gramës UNESCO VS TRAFIKATËT!

Njëri vizion e sheh Gjirin e Gramës si pasuri kombëtare, trashëgimi natyrore e kulturore që duhet të mbrohet dhe të fitojë statusin e mbrojtjes së UNESCO-s. Për këtë arsye, më 10 shtator 2023 i jam drejtuar zyrtarisht Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me kërkesën që Gjiri i Gramës të konsiderohet për Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore.

Vizioni tjetër del në dritë nga e ashtuquajtura “Dosja Aruba”. Sipas materialeve të publikuara, në biseda ku përmenden trafikantë dhe afera pronash, Gjiri i Gramës nuk shihet si një pasuri që duhet mbrojtur, por si miliona metra katrorë që mund të tjetërsohen e të kthehen në “investim strategjik”. Ky sipas publikimeve në media është i përfshirë dhe me lidhje direkte, kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavos që negocion dhe bisedon me ta.

Kjo është diferenca mes nesh.

Ne luftojmë që Gjiri i Gramës të njihet nga UNESCO dhe t’u trashëgohet brezave i paprekur. Ata kanë treguar se e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të lidhin zhvillimin me interesa të errëta, të tjetërsojnë prona, të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore dhe zonat me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore.

Gjiri i Gramës nuk është plaçkë për trafikantët, as trofe për klientët e pushtetit. Është një pasuri e shqiptarëve dhe si e tillë duhet mbrojtur. Siç duhet mbrojtur gjithë Shqipëria nga ky vizion rrëmbyes e plackitës i pasurisë publike për interesa private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco