Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet në kor: Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!

Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet në kor: Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!

10:18, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata mbetet e ndezur përpara Gjykatës së Tiranës, ku qytetarët, aktivistët dhe familjarët e të arrestuarve po vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur. Ndërsa brenda ambienteve të gjykatës po shqyrtohen masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar gjatë përplasjeve të 2 korrikut, jashtë godinës po zhvillohet një protestë e fuqishme dhe plot zë.

Turma e grumbulluar ka refuzuar të shpërndahet deri në lirimin e plotë të të shoqëruarve. Bulevardi para gjykatës ka jehuar nga thirrjet e përbashkëta të qytetarëve, të cilët kanë artikuluar qartë kërkesat e tyre përmes parullave: “Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!”.

Qytetarët e konsiderojnë mbajtjen e të rinjve në qeli si një tentativë të dështuar për të frikësuar revoltën popullore dhe shprehen të vendosur se aksioni i tyre do të përshkallëzohet nëse nuk jepet vendimi për liri absolute.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco