Disa protestues kanë thyer xhamat e Komisariatit Nr.3, ndërsa policia ka ndërhyrë me makinën e ujit, duke tentuar të shpërndajë turmën.
Qytetarët kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës para Parlamentit të martën.
Gazetari Faton Gjinaj, i cili raporton për Syri nga vendngjarja, theksoi se është ende e paqartë nëse personat që kanë krijuar incidentin janë pjesë e protestuesve apo të tjerë, pasi kanë qenë ne fytyra të mbuluara në momentin e thyerjes së xhamave.





© SYRI.net