Marshimi drejt Bllokut të Sigurisë, qytetarët dhe diaspora kërkojnë lirimin e të arrestuarve

22:19, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 35-të e revoltës qytetare ka vijuar këtë mbrëmje në Tiranë, ku mijëra qytetarë kanë dalë sërish në rrugë me kërkesën që prej ditës së parë: dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë, protestës i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë të diasporës, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në tubimin që organizatorët e cilësojnë si një mobilizim mbarëkombëtar.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Aktualisht, ata ndodhen pranë zonës së 15-katëshit, ndërsa destinacioni i tyre është Blloku i Sigurisë, ku mbahen në paraburgim qytetarët e arrestuar pas protestës së dy ditëve më parë para Parlamentit.

Marshimi shoqërohet me pankarta dhe thirrje që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. 

Mes protestuesve të arrestuar janë Aristotel Elezaj, Gentian Progni, Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Çarkaj (i cili ndodhet në spital), Besnard Kaimi, Durim Bami, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Rezart Penari, Elvis Biçi, Admir Tërshalla, Altin Hila, Ervin Gega, Everest Bardhi, Frrok Bardhi dhe Arbër Lleshaj. Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre, duke i cilësuar arrestimet si të padrejta dhe politike.\

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco