Edhe studentët protestues i kanë bërë disa dhurata ditën e sotme Edi Ramës, në ditën e 35-të radhazi të protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Në protestën madhështore kombëtare, ata kishin menduar që ti sillnin Ramës një kostum burgu, një sapun dhe një brisk.
‘Ne studentët në protestë, i kemi sjellë një dhuratë Edi Ramës.
Meqënëse këto 30 vite i shkreti nuk ka marrë asnjë dhuratë, ne studentët në protestë kemi menduar një dhuratë speciale për Edi Ramën.
I dashur zoti kryeministër Ne studentët në protestë e kemi sjellë një kostum burgu për ty. Të garantoj, në behar të mban shumë freskët dhe në dimër të mban shumë ngrohtë! Por mos u mërzit sepse ne kemi menduar për shumë gjëra të tjera.
Një sapun! Të lahesh zoti kryeministër! Por do të duhet të fërkosh fort.
Gjithashtu, të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse ti the që do të gatuash ndonjë byrek, e ke miellin direkt nga fshati.
I kam sjellë edhe një brisk! Urdhëroni! Duke qenë se i kanë mbetur dy a tre qime floku nga hallet e popullit, unë i kam gjetur një zgjidhje për t'i hequr dhe ato tre qime!’, u shpreh një prej përfaqësuesve të studentëve në protestën
© SYRI.net