Masat e sigurisë për protestuesit/ Qytetarja: Të arrestuarit i kanë mbuluar me gjak!

Masat e sigurisë për protestuesit/ Qytetarja: Të arrestuarit i kanë mbuluar me gjak!

09:47, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet dhe protestat nuk kanë të ndalur në rrugët e kryeqytetit. Dhjetëra qytetarë dhe familjarë janë mbledhur sot para Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar lirimin e 21 protestuesve të arrestuar së fundmi.

Kjo revoltë pason marshimet e ditëve të kaluara drejt Parlamentit, Drejtorisë së Policisë, Prokurorisë dhe bllokut të Sigurisë ‘Mine Peza’, ku mbahen të ndaluarit.

Në mes të thirrjeve të vazhdueshme "Lironi çunat!" dhe "Shqipëria është me ju!", një qytetare e cila ka udhëtuar posaçërisht nga Kanadaja për t'iu bashkuar protestës, për Syri Tv, ngriti akuza të rënda ndaj forcave të rendit, duke pretenduar se të arrestuarit janë dhunuar barbarisht në momentin e ndalimit.

Duke e cilësuar situatën si një abuzim flagrant me të drejtat e njeriut, ajo bëri thirrje për drejtësi të menjëhershme.

Njëkohësisht qytetarët e mbledhur aty paralajmëruan se nuk do të tërhiqen deri në lirimin e plotë të të arrestuarve.

Ato janë të mbuluar me gjak! Ju lutem, po. Ato janë të mbuluar me gjak, këto nuk po e lënë çunat përjashta. Nuk kanë bërë gjë fare. Një mama erdhi mua dhe më foli, ajo tha që çunin e saj e ishte marrë afër asaj, e kishin rrahur përjashta, pastaj e kishin futur në makinë policat, e kishin rrahur prapë në makinë. E kishin çuar te burgu 1, mamaja kishte shkuar te burgu 1, i kishin thënë 'o nuk është këtu, nuk e di ku janë çunat'. I kemi çuar andej ngaqë nuk kemi vend. Nuk e ka parë çunin. Ajo po qante për çunin. Ku janë çunat? Ku janë? Apo i kanë rrahur aq shumë edhe duan që të shërohen përpara se t'i lënë përjashta. Na lë të shikojmë çunat, dua të shikojmë. Unë lashë 2 fëmijë në Kanada, lashë 2 fëmijë në Kanada, më jep 2 çuna këtu, të fëmijëve të mi. Më jep tani, 2, i lashë 2 në Kanada, më jep 2 këtu!

Po, për protestën, se kjo është toka ime, kjo është bota ime edhe po e shkatërrojnë, po e shkatërrojnë fare! Shiko se çfarë po bëhet, një soj si e lashë kështu e gjeta! Po tani është më keq se po ja shesin të gjitha, po ja falin! Po, të drejtat e njeriut. Unë dua që njerëzit ta dinë edhe në anglisht, që ta kuptojnë. Se bota kupton anglisht, të dëgjojnë. Se nuk na dëgjojnë në shqip, të na dëgjojnë anglisht. Lironi çunat! Na jep çunat mbrapsht edhe do të lëmë rehat. Do fillojmë me protestën prapë. Na jep çunat! Jo, neve nuk jemi violent people! Neve nuk jemi kafshë, neve nuk jemi ashtu! Neve nuk jemi si Edi Rama, neve jemi njerëz, jemi shqiptarë. Neve vetëm duam çunat mbrapsht.

Po prandaj unë jam këtu, se unë dua që Kanadaja ta dijë çfarë po ndodh në Tiranë, në Shqipëri. Ato nuk e dinë se po gënjehen. Edi Rama shkon në Facebook edhe shkruan kështu ashtu, turp të kesh, turp! Nuk e di çfarë të them. Lëri mamatë që të shikojnë çunat! Unë jam mama vetë, kam një 14 vjeç fëmijë, në qoftë se ai ishte këtu, të them unë do ta kisha marrë këtë murin, me dorë do ta kisha hapur me copë edhe do shkoja te çuni im! Ku janë çunat? Na trego fotografitë e çunave tani, me gazetën, me ditën e sot! Ku janë çunat? Na trego çunat! Po, e di unë që janë! Ku janë çunat? Na trego çunat!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco