‘Rama, Rama, fuck you’ është thirrja që po përsëritet në kor nga protestuesit gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, në ditën e 38-të radhazi të protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët vijojnë tubimin e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, duke marshuar nga zona e Kryeministrisë në rrugët e kryeqytetit duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes.
Protesta po vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe me thirrje kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e saj në mënyrë paqësore.
© SYRI.net