Gjatë protestës së 38-të qytetare në Tiranë, disa të rinj u janë drejtuar efektivëve të Policisë së Shtetit me thirrjen për t’iu bashkuar qytetarëve në tubim.
“Hiqni kapelet”, kanë thënë ata, duke kërkuar që uniformat blu të mos qëndrojnë përballë protestuesve.
Thirrja është bërë gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku qytetarët vijojnë protestën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën për dorëheqjen e tij.
© SYRI.net