Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Rama të largohet’, Sazan Guri: Qytetarët e kanë rrethuar qeverinë, ai po rëndon të ardhmen e shqiptarëve

20:48, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e 38-të, ambientalisti Sazan Guri u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama është kthyer në kërkesë kryesore të qytetarëve që vijojnë tubimet.

Duke marrë fjalën para protestuesve, Guri kritikoi mënyrën e menaxhimit të pasurive publike dhe akuzoi qeverinë se po merr vendime që rëndojnë të ardhmen e brezave të rinj. Ai solli në vëmendje çështjen e aseteve publike dhe projekteve të ndryshme, duke deklaruar se fëmijët shqiptarë po trashëgojnë borxhe për shkak të politikave të ndjekura.

Sazan Guri tha se qytetarët e kanë “rrethuar” qeverinë në mënyrë demokratike dhe morale, ndërsa kërkoi një përshkallëzim të presionit qytetar përmes asaj që ai e cilësoi si “rrethim fizik” të institucioneve, me qëllim që të ndalen vendimet që cenojnë interesat e qytetarëve.

Në fjalën e tij, ambientalisti u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht brezave të mëparshëm, të jenë në vijën e parë të protestave, duke e cilësuar këtë përballje si një kauzë për të ardhmen e vendit.

‘Ai i takosur, por do ta pijë njëherë dhe do të dalë më i fuqishëm. Pra, ne kemi bërë një gabim të madh publik, sepse e kemi lënë atë në atë moment të fuqishëm të kthehet në një njeri të suksesshëm.

Prandaj erdhi fjala e respektit nga ana e AST-së. E imagjinoni! Ne provojmë një fëmijë shqiptar, plus me asetet publike që ka, por nga mënyra sesi na i japin, diku në Jon, diku në rrugën e Selitës, diku në Skavicë e kështu me radhë, gjithmonë me të njëjtën formulë, na bëjnë që fëmijët tanë të lindin me 50 mijë dollarë minus borxh.

Pra, ta mbledhim mendjen që ky kryeministër duhet t’i qepet... mënyra sesi do të largohet. Ne e kemi rrethuar dy herë dhe e kemi përfunduar. Një herë e kemi rrethuar demokratikisht, sepse jemi bërë deri në 200 mijë veta në shesh. E kemi rrethuar moralisht, pasi e kemi zhveshur nga çdo përgjegjësi qytetare dhe përgjegjësinë e kombit e kemi marrë ne, qytetarët.

Edhe rrethimi i tretë, për mua, është rrethim fizik. Rrethim fizik do të thotë të rrethohet Parlamenti, të rrethohet Kryeministria, në mënyrë që ata të mos marrin më vendime për kauzat tona.

Kjo është e gjitha. Ju faleminderit. Na gjeni pranë, na gjeni mbështetje.

Dhe thirrja e fundit e një 70-vjeçari si puna ime: të dalin në rresht të parë dhe, ndoshta, nuk bien si heronj, por ta mbajnë mend se mund të bien për vendin si luftëtarë, duke ua lënë kauzat të rinjve pas.’-u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco