Ish-ministri Bardhi: Rama mund bëjë ligj pushkatimi për ata që shajnë qeverinë,

Ish-ministri Bardhi: Rama mund bëjë ligj pushkatimi për ata që shajnë qeverinë,

15:59, 19/07/2018
A+ Aa A-

‘Edi Rama mund të bëjë një ligj që heq pronën private, mbyll median private, madje edhe mund të miratojë një ligj për të pushkatuar njerëz dhe nuk ka asnjë mekanizëm që mund ta ndalojë’.

Deklarata është bërë nga Këshilltari Ligjor i grupit të PD, Gazmend Bardhi i cili në një bisedë televizive e ka konsideruar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pothuajse edhe të Gjykatës së Lartë një akt të paprecedentë në historinë botërore.   

‘Në kushtet që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, si meritë e kësaj qeverie, si askund tjetër në botë, duhet ndërprerë edhe veprimtaria normative deri në zgjidhjen e këtij ngërçi.

Rama mund të miratojë një ligj për të mbyllur mediat private dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese për ta ndalur një gjë të tillë. Mund të nxjerr një ligj që pushkatohen të gjithë ata që flasin kundër Qeverisë dhe prapë s’ka Gjykatë Kushtetuese që e ndalon. 

Mund të vendosë të miratojë një ligj për të marrë pronën private dhe prapë s’ka mekanizëm që e ndalon pa Gjykatë Kushtetuese’.

Sipas Bardhit në rast se ligji ‘Fusha’ për Tetarin Kombëtar nuk bllokohet nga Presidenti, duhej të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese gjë që është e pamundur për shkak të shkatërrimit të qëllimshëm të këtij institucioni.

‘Jemi përballë një mashtrimi të madh. Na është thënë se ‘Fusha shpk’, është pronare e truallit kufitar me teatrin, por në fakt është pronar mes 10 pronarëve të një prone jo në kufi me truallin e Teatrit. Ligji ‘Fusha’ ka vetëm një qëllim, pastrimin e parave të drogës dhe përfitimin e shumave të majme nga njerëzit e pushtetit. Presidenti ka rol që të garantojë zbatimin e Kushtetutës. Ushtrimi i dispozitave kushtetuese nga kreu i shtetit është e vetmja garanci e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën’.

Këshilltari ligjor i grupit të PD, Gazmend Bardhi për këtë situatë absurd të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, fajësoi zbatimin me standard të trefishtë të Vettingut nga njerëz të kapur prej qeverisë dhe Edi Ramës. 

‘Vetingu deri tani ka funksionuar me standarde të trefishta. Një gjyqtar që thotë se ka blerë vilë duke marrë borxh nga vëllai pa të ardhura konfirmohet në detyrë, ndërsa një gjyqtar që ka folur me kunatin përdorues marijuanë hiqet nga detyra pa asnjë shkelje’.

Zyrtari demokrat rrëzoi pretendimet e shumicës së duke bllokuar Ligjin për Magjistraturën po bllokon pikërisht plotësimin e gjykatave me gjyqtarë të rinj.

‘Ligji për magjistraturën nuk e zgjidh problemin në Gjykatën Kushtetuese dhe as të Gjykatës së Lartë. Ky është një mashtrim i madh. Studentët e sapodiplomuar nga Magjistratura emërohen në Gjykatat e Shkallës se Parë pasi në dy gjykatat e mësipërme emërohen gjyqtarë me eksperiencë pune minimum 15 vjet’-deklaroi Bardhi duke shprehur domosdoshmërinë që palët të ulen e të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve që përcaktohen në Kushtetutën e miratuar me konsensus për Reformën në Drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pergjigje20/07/2018 00:24

Po pse sthoni per lidhjen e ketij bukuroshit me Joan K. Zoteria bredh me joanin cepave te botes. Shabllon si xhaxhi eri me ruspiet e tij. Boji vettingun vetes o gazmend bardhi.

Hard19/07/2018 22:25

Po pse nuk thoni qe Gazmendi te flas per lidhjen e tij me krahun e djathte te Rames E. Ag--i.

Ups19/07/2018 22:23

Zoti Bardhi te flas pak per lidhjet e tij te fsheta me aktoret qe aktrojne mbi shtratin e tij apo per gjyqtaret sesi i bejne atij gjykimin ne dhomen e gjumit. Te flas per lidhjen e tij intime me sekretarin e perjitheshem te ministrise kur ai ishte minister teknik. Te flas per lidhjen e tij hom""""e me nje nga njerezit me te perfolur te PS. Gazmend nuk behet politika duke bere kur""n nderlidhese.

Shto koment

Denonco