Mediu: Rama pas gjyqësorit dhe prokurorisë, urdhëroi Veliajn të përdhosë parlamentin

Mediu: Rama pas gjyqësorit dhe prokurorisë, urdhëroi Veliajn të përdhosë parlamentin

21:36, 19/06/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar një akt dhune sjelljen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili me urdhër të Edi Ramës kërkoi të uzurponte institucionet parlamentare.

Me anë të një postimi në Facebook, Mediu shkruan se Rama pasi pushtoi gjyqësorin dhe prokurorinë, sot me kanakarin e tij Veliaj donte të uzurponte dhe parlamentin.

Postimi i Mediut:

Te dashur miq

Sot parlamenti u perball me nje skenar te qellimshem te uzurpimit te tij nga Rama nepermjet akti te paprecedente duke urdheruar Erjon Veliaj te perdhoste Parlamentin dhe me tej ti dale ne mbrojtje veprimeve te Erionit.

Parlamenti eshte pushteti I pare i qytetarve dhe qendron mbi Ramen e qeverine.

Parlamenti e ka detyre kushtetuese kontrollin e qeverise, Kryeministrit dhe Ministrave, po ashtu dhe cdo institucioni qe ka te beje me zbatishmerine e ligjit qendror dhe lokal.

Rama pasi shkaterroj Gjyqesorin dhe prokurorine, ne nje puc kushtetues, e la vendin pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte duke uzurpuar cdo pushtet te gjyqesorit.

Sot ai dhe kanakari i tij Erion Veliajn qellimisht poshteruan parlamentin.

Sot ata jo vetem fyen aktoret dhe perpjekjet e tyre per te ruajtur teatrin, por perbuzi hapur gjithe qytetaret shqiptare duke dashur tu thote atyre se ka vetem nje zot ka vetem nje ligj, la vetem nje njeri dhe ky eshte Edi Rama dhe klani I tij korruptiv e kriminal.

Opozita ka te drejte te nxjerre me cdo menyre nga parlamenti cdo njeri qofte ky Kryeminister, apo kryetar bashkie qe shkel ligjin, procedurat, kushtetuten dhe perbuz parlamentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco