Tirana vlon para protestës së opozitës, Rama flet nga Berati me ERTV

Tirana vlon para protestës së opozitës, Rama flet nga Berati me ERTV

09:54, 26/05/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që Tirana vlon sot nga përgatitjet për nisjen e protestës më të madhe të opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Beratit ku ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët për nismën “Shkolla Ime”. 

Rama i veshur sportiv, me transmetim live në ERTV në rrjetet sociale, ka nisur të flasë për thellimin e procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët si një domosdoshmeri për Shqipërinë që duam. Platforma shqipëriaqëduam.al, tha ai, është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë besnike e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve."

Ndërkohë në Tiranë, Policia ka marrë masat për ruajtjen e rendit gjatë protestës, një podium është ngritur para kryeministrisë dhe vetë ministri i Brendshëm, shkaku i kësaj proteste, ka hyrë në Sallën Operative të Policisë së Shtetit për të mbikqyrur zhvillimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco