Rama në panik nga protesta e të shtunës, shpall armiq të integrimit këdo që i bashkohet

Rama në panik nga protesta e të shtunës, shpall armiq të integrimit këdo që i bashkohet

10:04, 22/05/2018
A+ Aa A-

Më 26 Maj, këtë të shtunë, opozita e bashkuar ka paralajmëruar një protestë të madhe përpara kryeministrisë.

Si “sebep” zyrtar i këtij tubimi është dhënë mbrojtja, që po i bën kryeministri Rama ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i akuzuar si i përfshirë direkt në mbrojtjen e veprimtarisë së të vëllait trafik aktiv droge dhe i dënuar me 7.2 vite burg, në Itali.

E vërteta është se Partia Demokratike dhe aleatët e saj, po shfrytëzojnë momentin, për të testuar zemërimin e qytetarëve, të mbledhur për 1001 arsye të tjera si pasojë e keqqeverisjes tashmë, 5-vjeçare të Edi Ramës.

Vetë ky po e shpreh hapur, se më shumë se për rastin Xhafaj, duket ka frikë nga mllefi popullor që është duke shpërthyer, pas një qeverisje skandaloze të Rilindjes. Situata e rënduar ekonomike, rritja e papërballueshme e taksave, mungesa e investimeve dhe vendeve të punës, polarizimi ekstrem i shoqërisë me individë pranë qeverisë që pasurohen me shpejtësi dhe të varfër që kanë kapur tavanin e mbijetesës etj, e tejkalojnë skandalin e radhës.

Në këtë situatë, i vetmi argument që kryeministrit i ka mbetur për tu mbrojtur është akuza që artikulon fortë, se opozita po bën gjithçka përfshi edhe organizmin e kësaj proteste, me synimin e vetëm pengimin e hapjes së negociatave nga BE. 

Në intervistën e mbrëmshme për “ABC”, kur u pyet për protestën e të shtunës, Rama nuk e fshehu panikun duke kaluar nga akuzat për opozitën, edhe për vetë qytetarët që pritet ti bashkohen asaj.

 Sipas tij, “të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”.

“Kjo protestë nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave. Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”, deklaroi mbrëmë Rama duke mos e fshehur në mimikën e tij shqetësimin dhe frikën për tubimin e 26 Majit.

E vërteta e thjeshtë është, që në të gjitha takimet që kryeministri ka bërë në kancelaritë e Europës dhe në të gjitha mesazhet që kanë ardhur prej tyre, asnjëherë nuk është përmendur opozita si fajtore, për një “Jo” të mundshme për çështjen e hapjes së negociatave.

Kapja e shtetit nga krimi i organizuar (ku hyjnë edhe rastet Tahiri&Xhafaj), korrupsioni galopant i qeverisë, emigrimi biblik i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së etj, janë kushtet dhe “parakushtet” e Holandës, Francës dhe Gjermanisë, të cilat Edi Rama nuk i kapërcen dot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz22/05/2018 15:05

Juri ne vazhdim te asaj qe ti me te drejt e thua, une do ti kujtoja ketij kryeqelbesires edvin edhe griselden e roshit, qe sipas lali pleres qe e martoi mami me kursimet e pensionit, shiku i Saliut i kishte çare barkun griseldes dhe i kishte marre femin. Te gjitha keto shpifje ordinere i benin ripjerdhsat per te mos u çelur negociatat. Po pse more narkoqelbesira kujtoni se populli i harron keto monstruozitete qe benit ju kur ishit ne opozite.

JURI22/05/2018 11:20

MOR PLEH TE KUJTOHET GREVA E URIS NE BULEVART. TE KUJTOHET HAP-MBULL KUTIT. TE KUJTOHET KRYETARI I QRKUT FIER. TE KUJTOHET ORGANIZIMI I 21 JANARIT DHE TE GJITHA KETA PER TE PENGUAR INTEGRIMIN E SHQIPERIS NE BE. TI JE PER MOS HAPJEN E NEGOCIATAVE SEPSE ENDERRON DICKA TJETER ME TE KEQE PER KETE POPULL. DHE BENE SIKUR TI KA FAJET OPOZITA . I LARGOVE ATA QE TE RREZONIN RININ TANI BEJ QEF ME PLEQ E PLAKA PO MOS U MERZIT FUNDI I VJEN GJITHKUJT.////////////////

Shto koment

Denonco