Reforma në Drejtësi, Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin, ja çfarë u shkruan

Reforma në Drejtësi, Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin, ja çfarë u shkruan

13:31, 18/01/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi letër zyrtare Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve te Bashkimit Europian ne Shqiperi.

Letra e Kryemadhit për problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

‘Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik.

Ky është moment i patolerueshëm, përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM-ja për kandidate të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit Tahiri)’, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

‘Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtesisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin.

LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garantë BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së’, shkruan ajo.

‘Roli i ndërkombëtareve shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike’, thuhet në letrën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emigranti18/01/2018 16:35

    Nderkombetaret behen garante per drejtesine ne Shqiperi. Me falni per mungesen e delikateses po kam nje pyetje qe duhet ta bej: Ku plas nderkombetareve per drejtesine ne Shqiperi? A do gjykohen vete ato nga Gjyqet Shqiptare? A do merren te pandehur nga Prokuroret Shqipetare? Sigurisht jo. Atehere pse duhet te kene interes aq sa te behen garante per Drejtesine ne Shqiperi? Kur kane per te mbrojtur interesat e tyre apo te firmave te vendeve qe perfaqesojne shkojne ne zyren e K.Prokurorit dhe i japin urdher te mbylle ceshtjet. Kaq e thjeshte eshte. Ka ndodhur dhe do te ndodhe prape. Cfare kerkoni tjeter?

    sonja18/01/2018 16:07

    E beri detyren Mona....mjafton me kaq.....vrl

    Shto koment

    Denonco