Saimir Tahiri flet një ditë para se Kuvendi të votojë për të: Edhe Katania nuk ka prova

Saimir Tahiri flet një ditë para se Kuvendi të votojë për të: Edhe Katania nuk ka prova

12:33, 24/10/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për media nga selia e Kuvendit, për të mbrojtur sërish veten.

Pjesë nga deklarata:

Nuk është rastësi që paralelisht që po më bëhet gjyqi juridik, vazhdon dhe ai politik nga ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, që nuk kanë as kursye as familjarët, por unë u them se do ta përballoj dhe këtë.

Me këtë politikë të pistë, u them “rrini pa merak” se unë do ta përballoj këtë sido të jetë.

Nëse ka një dritare sado të vogël që të dalë e vërteta për njerëzit unë do të jem aty dhe jo me fjalë, as me thashetheme por me prova. Për mua nuk ka rëndësi debati politik, por e drejta e shenjtë.

Për çmimin e së vërtetës unë jam i gati të paguaj me gjithçka kam dhe do ta gjej vetë pa ndihmë dhe mbështetje të cilido lloji.

Unë tani jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti.

Siç e shihni, unë sigurova këtë dokument (e shfaq para medias) nga Prokuroria e Katanias. Mban datën 23 e thotë se sa për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë ndonjë procedim penal

Pra, Prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vjet grupin kriminal ku “bëja pjesë dhe unë”, nuk ka gjetur asgjë për të nisur procedimin penal ndaj meje e thotë se nuk është hetuar kurrë ndaj meje deri më sot. Po si është e mundur që Prokuroria jonë kërkon arrestimin tim?!

A nuk thanë prokurorët tanë se prisnin letra nga Italia? Edhe unë po pres.

Kaq të vështirë e kishin ata të merrnin këtë përgjigje që e mora unë për 48 orë?! Kuptohet në ato përgjime se ka një Saimir që ka kamiona dhe merret me trafik droge po jo se unë mund të isha njëhërësh edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i bandës!

Si ka mundësi që Prokuroria që e pranoi publikisht, nuk e dinte fare se unë kisha kërkuar hetim për Habilajt, për  makinën dhe gjithçka u tha atëherë për përfshirjen në trafik droge? Si ka mundësi që nuk e dinte që ka hetuar 1 vit e nuk ka kthyer përgjigje?

Ajo racë politike ku Luli dhe Monika janë të parët, ku hyjnë pallavrat e çdo lloji të politikës dhe parashikimet se do bjerë tërmet dhe hyjnë përbetimet se në Shqipëri do të ndodhë hataja dhe  NATO do të vijë këtu nga lloj lloj analistësh duke bërë llum Shqipërinë, si nuk e mori kush mundimin të bëjë një verifikim minimal si ky që bëra unë, por shfreu fantazinë?

Nuk më intereson se kush shkel ligjin dhe arrestohet po unë luftuar që kjo të ndodhë vazhdimisht. Ju siguroj se cilado bandë kriminale qoftë edhe kjo që po flasim më ngjan tërësisht amatore në krahasim me bandën që ka gatuar  gjithë këtë histori duke hedhur në redaksi lajmesh, gjithfarë “bombash”.

Unë i kuptoj qëllimet e gjithsecilit po nuk do të bëj asnjë ditë luftë politike me këtë çështje

Kam premtuar se nuk do të fshihem pas partisë dhe çdo lloj marrëdhënieje politike dhe kam kërkuar të bëj betejen  time për të vërtetën.

Unë do ta fitoj betejën  time ndaj llumit të rrugës dhe bandës në politike dhe i kam kërkuar avokatit tim të kërkojë të vërtetën. Nuk kam asnjë orë për të humbur deri sa të shkoj te e vërteta dhe e drejta dhe nuk pres të bëhet tërkuzë kjo histori për të bërë politikë ata që janë mësuar të bëjnë dhe do bëj çmos që kjo histori të mos ngelë në kanalet e ndryshkura të drejtësisë. Nuk do të humbas asnjë ditë kohë

Këtë dokumenta do t’ua vë në dispozicion se duhet të shohim disa të vërteta të thjeshta para se të shikojmë të vërtetat e mëdha.

Nuk kam asnjë lloj imuniteti nëse duhet ta kuptoni

Jam i gatshëm të hetohem

Nëse ka deputetë në kuvend, përfshirë PS, që besojnë se duhet të arrestohem i ftoj ta bëjnë këtë.

Nuk dua mbrojtje nga askush; nuk dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt se po ia falim kësaj radhe. Dua t’i shkoj të vërtetës deri në fund dhe të përballem me të gjithë me kokën lart në rrugë dhe në politikë të dalë e vërteta dhe të përballem me çdo pasojë.

Deputetët e PS në Këshillin e Mandateve dhe në parlement jam i bindur se do të mbrojnë të vërtetën dhe jo Tahirin, nëse jo,  atëhërë le të votojnë që të shkoj në burg."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Katunar ne Europe24/10/2017 17:12

Edhe trimat qajne per mikun shokun e te afermin se jane njerez por kur jane burra trima qe qajne per bythen e tyre loti eshte si pika urine qe te shpetojne ne breke nga frika. Kjo letra e Tahirit edhe ne komunen me te humbur nuk leshohet ne kete format. Kushe eshte ai idiot qe mendon se kjo leter eshte e leshuar nga nje zyre ligj zbatuese ne Itali? Cdo leter e leshuar nga cdo dikaster ka shume gjera te shkruajtura koken e letres tek te cilat jane te gjithe te dhenat e dikasterit apo zyres leshues si edhe emrin e atij personi qe e ka leshuar (nenshklruar) ate leter. Ne ate leter duhej te shkruhej edhe aresyeja perse eshte leshuar ajo leter dhe ne kete rast duhet te thuhej se eshte leshuar ne baze te kerkese se paraqitur nga Saimir Tahiri. Dhe me kryesorja qe Prokuroria e Catania te leshoje nje leter te tille id duhen disa dite investigimi. Nese nenshkruesi i letres pretendohet se perfaqeson dikasterin apo zyren qe leshon letren tek nenshkrimi i tije percaktohet kjo psh .."il procuratore x" ose thjeshte "Prosecuzione di Catania" dhe poshte saje firma. Me kesi letra hallvaxhinjsh nuk behet shtet ne Shqiperi

miri24/10/2017 12:48

po pse or trap,se nuk ka nisur hetim per ty katania,kjo nuk do te thote qe te mos nise prokuroria jone,nuk ke qene ti nen hetim nga italianet,o i marrosur,por habilajt

Koment24/10/2017 12:47

Mire edhe Katania nuk ka prova por kjo nuk provon se ky eshte i pafajshem. Para ca kohesh vdiq ne burg nje person i arrestuar per lidhje te paligjshme dritash. Ai i ngrati s'kish kujt t'i ndersente dhembet ka apo ska prova por e futen ne burg. Ky kodoshi me goje telendari ka guxim dhe i ben karshillek nje shteti te tere. Mjaftojne gjyslyqet 10000$ dhe ska nevoje per prova te tjera. O ka vjedhur ky o i ati qe e ka patur farmacist se nuk ben vaki te kete kursyer rrogen e tij 1 vit per nje pale gjyslyqe allafrenga.Nuk folem ketu per makinen 20 e kusur euro etj.

TIRANA24/10/2017 12:44

Prokuroria me tre Tropojanet eshte bere pak qesharake!

Daj Jaku24/10/2017 12:42

Ti je thjesht një zv. kryebandit që kryetari i mafjes të bëri ministër rendi (të krimit kundër popullit). Vetëm për pushimin dhe arrestimin e Dritan Zaganit duhet të paguash nja 20 vjet burg or brrac onxho bonxho burracak. Na jep edhe "konferenca shtypi politike", shko e hiq dorë nga imuniteti si çdo qytetar, i bëre presion kryekarministrit për të të fshehur pas potureve të mbushura. Provo edhe ti atë që u ke bërë të tjerëve.

t24/10/2017 12:41

ky ka lajthitur me keq se ustai vet.

Shto koment

Denonco