I biri me epilepsi u dhunua në qeli, nëna e djalit flet me lot në sy: Policia ma mori në lokal...

17:12, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me lot në sy dhe tepër e tronditur nëna e protestuesit I cili është dhunuar nga policia brenda në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ në Tiranë konfirmon se gjëndjen shëndetësore të djalit të saj.

Jam rrugash gjithë jetën me të. Ai është me sëmundje toke, Ai ka qëndruar dhe një javë pa folur” thotë ajo.

Ndërkohë nëna e tronditur aq sa dhe me zor flet thotë se djali i saj nuk është arrestuar në protestë porn ë lokal.

“Ma kanë marrë në lokal nuk e kanë marrë në protestës “

Gentjan Serjani, avokati i një pjese të protestuesve denoncoi dhunën ndaj të arestuarit Niko Qarkaj. I riu i cili vuan nga epilepsia dhe tashmë është transportuar në spital. 

Krah nënës ndodhen dhe shumë qytetarë që kanë mbërritur në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të Qerkjas dhe pas këmbënguljes që ai të dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ajo ka shkuar në spital ku ndodhet dhe djali I saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco