Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çobo Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Ura’, bëjnë me dije burime nga hetimi.
Ai njihej si ‘Bisha’ në trafikun e drogës në Durrës.
Në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.
Çobo sipas hetimeve të autoriteteve italiane rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. SPAK thotë se ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, në përbërje të të cilës kishte shqiptarë dhe italianë.
Në Komisionin parlamentar, kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar sot se po shqyrtohet krijimi i një strukture të posaçme brenda Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , me qëllim ndjekjen e personave të shpallur në kërkim, pasi sipas deklarimeve, Policia e Shtetit nuk po arrin t’i kapë në disa raste.
Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.
© SYRI.net