Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përmbyset në Çukas, katër të plagosur

13:13, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrugën nacionale Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin, është përplasur fillimisht me barrierat anësore të rrugës dhe më pas është rrotulluar disa herë, duke përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, katër personat që udhëtonin në automjet janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po disiplinojnë trafikun e rënduar në këtë aks, ndërsa njëkohësisht kanë nisur edhe veprimet e para hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, çka ka sjellë përplasjen me barrierën mbrojtëse dhe më pas përmbysjen e automjetit në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco