Vdekja e 32-vjeçarit/ Amarildo Islamaj vodhi makinën, më pas u aksidentua në Qafë-Thanë

Vdekja e 32-vjeçarit/ Amarildo Islamaj vodhi makinën, më pas u aksidentua në Qafë-Thanë

10:03, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë, pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec - Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i Policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi të ishte 32-vjeçari nga Vlora "hajduti" i makinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco