Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në Elbasan.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe automjeti me shkallë, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është fikur, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit.
Ndërkohë, shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të incidentit.
© SYRI.net