Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 31-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Pogradec/ Aksident në aksin Qafë Plloçë me një të plagosur, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat

Pogradec/ Aksident në aksin Qafë Plloçë me një të plagosur, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat

19:10, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e re të Qafë Plloçës, në Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi mjetin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco