Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 31-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Aksidenti tragjik në Tiranë - Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

Aksidenti tragjik në Tiranë - Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

18:43, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë informacion mbi gjendjen e të plagosurve të përfshirë në aksidentin e ndodhur sot pasdite në aksin Tiranë-Durrës, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe u përmbys në kanal.

Shefi i urgjencës tha se shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.

Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco