Gjykata e Posaçme shpalli të martën më 30 qershor vendimin për deklarimin fajtor të shtetasit kolumbian, Samir Rosales Rodrigues, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Kryesuesja e trupit gjykues, Flojera Davidhi lexoi vendimarrjen për dënimin e Rodrigues me 14 vjet burg, të njëjtën masë të kërkuar dhe nga prokurori i çështjes, Adnan Xholi.
Rodrigues u arrestua në Kolumbi me kërkesë të SPAK në shtator të vitit të kaluar. Ai u shpall në kërkim në kuadër të hetimeve të kryera për trafikimin e 400 thasëve me pleh kimik ku gjendej sasi kokaine. Sipas SPAK, në laboratorin e kokainës të gjetur në banesën e ish-kryetarit të Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku, shtetasi kolumbian do të mundësonte ndarjen e kokainës nga lënda kimike, në total rreth 485.5 kilogramëve.
Përveç rolit të tij për të mundësuar procesin teknik të ndarjes së kokainës nga substancat e tjera, ai u akuza se kishte bashkëpunuar dhe për trafikimin e lëndës narkotike në rrugë detare, që mbërriti fillimisht në Portin e Pireut në Greqi, pastaj në drejtim të Portit të Barit në Mal të Zi. Nëpërmjet transportimit në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi u zhdoganua në Doganën e Tiranës, u transportua në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe u sekuestrua.
Dy vjet më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 88 vjet e 4 muaj heqje lire ish-kryetarin e ish-Komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 persona të tjerë të akuzuar si pjesë grupit të strukturuar kriminal që organizuan dhe trafikuan rreth 485.5 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Samir Rosales Rodriguez, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 54, datë 30.06.2026 vendosi: 1. 2. 3. 4. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samir Rosales Rodriguez, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, si dhe në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samir Rosales Rodriguez, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit Samir Rosales Rodriguez, me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Samir Rosales Rodriguez, të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit gjyqësor dhënë në ngarkim të tij dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve paraprake në shumën prej 36, 483 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë do të paguhen solidarisht Rruga “Jordan Misja”, nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0422225075; gjykata.gov.al nga i pandehuri me të gjykuarit e tjerë, ndërsa ato që i përkasin këtij gjykimi sipas formularit bashkëlidhur, do të paguhen nga i pandehuri Samir Rosales Rodriguez. 6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
© SYRI.net