Shkërmoqet dosja ‘5D’: Del nga burgu edhe Mariglen Qato

Shkërmoqet dosja ‘5D’: Del nga burgu edhe Mariglen Qato

14:35, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga  - Elton Qyno Syri.net

Është liruar nga qelia ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit, pranë bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, është marë nga gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila doli në konkluzionin se Qato duhet të lerë qelinë dhe mbahen në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Prej gati dy vite, Mariglen Qato, ndodhej në masën e “arrestit në burg”, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “5D”.

Me vendimin e shpallur këtë të martë, Apeli pranoi ankimin e Qatos dhe zëvendësoi masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”

Kujtojmë se SPAK, në pretencën e tij lexuar disa ditë më parë në gjykatën e Posaçme të shkallës së parë, ka kërkuar 9 vite burg për Qaton, i cili përballet me akuzat e korrupsionit pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Qato, dyshohet për çështjen e dosjes “5D” që ka hetuar SPAK dhe e ka dërguar për gjykim, ku është i pandehur së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë.

Për dosjen “5D”, tashmë asnjë nga të pandehurit nuk ndodhet në qeli, ndërsa procesi gjyqësor është në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes se të pandehurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco