Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zverneci 2.0, Rama i përgjigjet protestës me dhunë

Mikrobusi me pasagjerë ndërqytetas përfundoi në kanal, çfarë dimë deri tani nga aksidenti i rëndë në Tiranë-Durrës

16:21, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë – Durrës pranë QTU-së. Një mikrobuz që transportonte pasagjerë ndërqytetas ka thyer barrierat trafikndarëse dhe ka përfunduar në kanal.

Nga informacionet e para flitet për 2 viktima e 7 të plagosur, mes të cilave ka dhe persona në gjëndje të rëndë, informon gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj.

Është I paqartë shkaku dhe rrethanat e aksidentit ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Nga informacionet por ende të pakonfirmuara në mikrobuz udhëtonin 18 persona, ndërsa 7 janë dërguar në gjëndje të rëndë.  Mes tyre dyshohet se ka dhe një fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco