Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

Tre automjete përfshihen në një aksident të rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagosen tre persona

22:11, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco