Makina përfshihet nga flakët në aksin Vlorë–Radhimë, ja detajet e para

Makina përfshihet nga flakët në aksin Vlorë–Radhimë, ja detajet e para

00:18, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Vlorë–Radhimë, në afërsi të zonës së Jonufrës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së automjetit dhe në pak minuta flakët kanë përfshirë të gjithë mjetin, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse nga qyteti i Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në zonën përreth.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco