Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

Rrufeja godet 32 krerë dele në malin e Nikollarës, dëme të mëdha për blegtorin

Rrufeja godet 32 krerë dele në malin e Nikollarës, dëme të mëdha për blegtorin

08:48, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrufe ka goditur një tufë bagëtish në malin e Nikollarës, në fshatin Kuçak të Njësisë Administrative Moglic, në Bashkinë Maliq, duke shkaktuar dëme për blegtorin.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur rrufeja ka rënë mbi tufën e deleve që ndodhej në kullotë.

Si pasojë, kanë ngordhur 32 krerë dele, ndërsa blegtori nuk ka arritur të shpëtojë asnjë prej tyre.

Ngjarja përbën një goditje të rëndë ekonomike për familjen e blegtorit, ndërsa dëmet e shkaktuara nga fenomeni natyror janë të konsiderueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco