Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

11:09, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, zbret në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq për 10 të pandehurit.

Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, ndaj tyre.

Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove.

Këta persona janë hetuar në mungesë, pasi në qershorin e vitit 2024, kur u lëshuan masat e sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, policia nuk mundi të ekzekutonte asnjërën prej tyre.

Ky është një nga fraksionet e inceneratorit të Tiranës, vijojnë hetimet për fraksionin tjetër me disa të pandehur të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco