Zjarri në malin e Shëngjinit po përhapet me shpejtësi, plagoset pasagjeri i një makine

23:31, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri që ka rënë sot në malin e Shëngjinit po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Gazetari i Syrit raporton se ndërhyrja e zjarrifkëseve është e vështirë për shkak të terrenit.

Zjarri, I cili ran ë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, u rapotua rreth orës 21:00 dhe ndërsa ora shënon 23:30 minuta vijon të përhapet dhe paraqet rrezik.

Mësohet e në terren janë 5 zjarrfikëse që po punojnë.

Në një moment është shënuar dhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit dhe dyshohet se pasagjeri i një makine është plagosur.

Makina po shkonte në drejtim të Shëngjinit.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore ndërsa po analizohet se çfarë e plagosi të riun.

Zjari ka përfshirë një sipërfaqe të madhe shkurresh dhe bimësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco