Pamjet/ Pas të nxehtit përvëlues, Elbasani përfshihet nga një stuhi e fortë

15:37, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të territorit të bashkive të tjera të qarkut, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme.

Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe, brenda pak minutash, u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në zonat kryesore të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore.

Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe zona të tjera të qarkut, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike pas temperaturave të larta që kanë dominuar gjatë ditëve të fundit.

Dëme janë shkaktuar edhe në bujqësi, kryesisht te pemët frutore si pjeshkët, qershitë dhe kumbullat në zonat përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco