U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali

U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali

22:56, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, disa ditë pasi u aksidentua rëndë gjatë punës, kur u godit nga një shtyllë telekomunikacioni.

Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, u plagos më 26 qershor në zonën e Due Carrare, në provincën e Padovës. Sipas mediave italiane, i riu humbi menjëherë ndjenjat pas incidentit dhe u transportua me helikopter drejt spitalit në Padova, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, 27-vjeçari ndërroi jetë më 30 qershor. Burimet bëjnë të ditur se ekzaminimet e kryera pas aksidentit treguan menjëherë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë.

Vdekja e Floriano Canit është një tjetër rast fatal në vendin e punës në provincën e Padovës, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e punëtorëve.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i UIL Veneto, Roberto Toigo, i cili theksoi se rajoni po përballet me një rritje të numrit të aksidenteve fatale në punë.

“Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës. Pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista, fatkeqësisht, po zgjatet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të rikthehen në qendër të debatit publik, me një angazhim të përbashkët për të përmbysur këtë trend tragjik”, u shpreh Toigo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco