Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protestuesit me SPAK, SPAK me Ramën

Policia mban në paraburgim protestuesin, ndalimi i përkon me ditën e martesës

Policia mban në paraburgim protestuesin, ndalimi i përkon me ditën e martesës

19:32, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa qytetarë janë ndaluar gjatë zhvillimeve të fundit të protestave, pas përplasjeve dhe tensioneve të policisë me qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake, personat e shoqëruar janë mbajtur në komisariate për procedura verifikimi dhe pritet që për ta të vendoset brenda afatit ligjor 72-orësh, nëse do të lirohen apo do të kalojnë për vlerësim të masës së sigurisë në gjykatë.

Në këtë grup të ndaluarish bën pjesë edhe Admir Tërshalla, një programues i cili është shoqëruar nga policia në kuadër të këtyre zhvillimeve.

Sipas burimeve për SYRI, ndalimi përkon me një moment të rëndësishëm personal, ditën kur ai kishte planifikuar të zhvillonte ceremoninë e martesës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar për fatin e të ndaluarve, ndërsa pritet që brenda afatit 72-orësh të përcaktohet nëse do të ketë lirime apo ndjekje të mëtejshme ligjore për secilin rast veç e veç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco