Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protestuesit me SPAK, SPAK me Ramën

Ushtari i Ramës e Ballukut urdhër për ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut

Ushtari i Ramës e Ballukut urdhër për ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut

19:51, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno - Syri

Teksa qytetarët vijojnë të protestojnë për më shumë se 30 ditë para godinës së kryeministrisë, një urdhër urgjent ka dalë nga zyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, të cilin ja ka shpërndarë të 12 drejtorive në Qarqe dhe Drejtorave të Kufirit.

Urdhëri, ka për synim protestën kombëtare të 4 korrikut, që është thirrur të organizohet në Tiranë mes protestuesve vendas dhe atyre të diasporës.

Qëllimi është parandalimi dhe bllokimi në pikat kufitare të njerëzve, që do hyjnë në Shqipëri në datën 4 Korrik për të protestuar kundër rregjimit të kryeministrit, Edi Rama.
Protesta e thirrur në 4 Korrik, përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ditëlindjen e Kryeministrit, Edi Rama. Kjo protestë paqësore pritet të sjellë në Tiranë, Shqiptarë nga të gjitha trojet.

Hitaj sjell në vëmëndje 5 pika për Drejtorët e Qarqeve dhe Drejtorët e Kufirit, të cilëve u sugjeron të shtojnë kontrollet në pikat kufitare gjatë dhe pas protestës së datës 4 korrikut.

Përmes kontrollit të reptë të pikave kufitare, Policia e Shtetit, synon të kontrollojë imtësisht qytetarët dhe ti kthejë mbrapsht ata, duke I penguar të marin pjesë në protestë. Veç Policisë së Shtetit, pjesë e këtij urdhëri janë strukturat paralele si Sërbimi Informativ Shtetëror dhe zyra e antiterorit.

Në urdhër thuhet si më poshtë vijon: 

Në vijim të porosive të dhëna më parë në lidhje me forcimin e kontrollit kufitar të  personave që përbëjnë kërcënim për rendin dhe sigurinë publike, gjatë zhvillimit të protestave qytetare në Tiranë, ju sjellim në vëmendje zbatimin e tyre me rigorozitet për protestat në vazhdim dhe kryesisht të asaj që do të zhvillohet me datë 4 korrik 2026, ku ju rikujtojmë si më poshtë:

Intensifikim të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat e kalimit kufitar para, gjatë dhe pas datës 4 korrik 2026.

Verifikim i plotë nëpërmjet sistemit dhe bazave të të dhënave, të personave me njoftim në kufi apo me ndalim hyrjeje dhe nëse vlerësohet e nevojshme kontroll tërësor në vijën e dytë.

Forcim të analizës së riskut për identifikimin e personave dhe grupeve me potencial cënimi të rendit dhe sigurisë publike.

Bashkërendim të vazhdueshëm me Policinë Vendore, Drejtorinë e Antiterrorit, SHISH dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për shkëmbim të menjëhershëm të informacionit.

Raportim i menjëhershëm dhe i vazhdueshëm i çdo rasti shqetësues, si dhe gatishmëri e shtuar e burimeve njerëzore në përgjigje të çdo situate.

Ju rikujtojmë edhe njëherë, që të gjitha masat, të zbatohen në përputhje të plotë me parashikimet e nenit 6, të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021, i ndryshuar, me fokus të veçantë germën "c", të nenit 6.

Mësohet se gërma “C” e këtij neni 6, parashikon që: “…personi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin dhe sigurinë publike, për sigurinë kombëtare, si dhe të mos cenojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë me shtete të tjera…”. 

Gjithashtu, të vlerësohet me prioritetin më të lartë që zbatimi i këtyre porosive, të bëhet në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese, si dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, në mënyrë jodiskriminuese dhe në përpjesëtim me rrethanat e çdo rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco