Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

14:59, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga rasti me të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka konfirmuar që ngjarja ndodhi rreth orës 13:30.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco