Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, i kërkuar ndërkombëtarisht për dosjen e Call Center-ave

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, i kërkuar ndërkombëtarisht për dosjen e Call Center-ave

15:20, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas burimeve nga Policia e Qarkut Vlorë, është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Center-ave.

Pepnika dyshohet si një nga personat kyç të skemës së mashtrimit kompjuterik, përmes së cilës qindra qytetarë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, u mashtruan duke shkaktuar një dëm financiar që sipas hetimeve arrin në rreth 50 milionë euro.

Ai ishte shpallur në kërkim me masë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol e identifikojnë si një nga personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco