Aksident i rëndë në Prrenjas - Librazhd/  Guri shkëputet nga mali zë poshtë makinën, vdes shoferi! (EMRI)

Aksident i rëndë në Prrenjas - Librazhd/ Guri shkëputet nga mali zë poshtë makinën, vdes shoferi! (EMRI)

00:10, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rende eshte shenuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas - Librazhd.

Një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një makinë në lëvizje duke zënë poshtë drejtuesin e automjetit I cili ka humbur jetën.

Aksidenti është shënuar rreth orës 22:30 minuta në fshatin Hotolisht.

Viktima është identifikuar si Arian Hoxha, 42 vjeç.

Librazhd / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor "Prrenjas–Librazhd", në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.

" informon policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco