Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Ndikimi i narko-eurove në ekonomi

Mashtrimi me call centera/ Momenti i arrestimit të Granit Pepnikës dhe mikut të tij në Dhërmi , në vilë iu gjetën...

17:07, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Publikohen pamjet e arestimit të Granit Pepnikës në Dhërmi i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Center-ave. Pepnika dyshohet si një nga personat kyç të skemës së mashtrimit kompjuterik, përmes së cilës qindra qytetarë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, u mashtruan duke shkaktuar një dëm financiar që sipas hetimeve arrin në rreth 50 milionë euro.

Pepnika, vetëm 29 vjeç u arrestua mesditën e sotme në zonën e Drimadhes, një zonë e njohur turistike. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe  dhe Xh. H., 31 vjeç, edhe ky i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Ndaj të dyve ishte caktuar masa ‘arrest me burg’

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Hetimet

Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol e identifikojnë si një nga personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal.

Kujtojmë se para disa muajsh, një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, çmontoi një nga rrjetet më të mëdha të mashtrimit online që operonte përmes call center-ave në Tiranë.

Gjatë operacionit u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash, qindra kompjuterë dhe pajisje elektronike. Hetimi, i cili zgjati mbi dy vite, zbuloi një strukturë të mirëorganizuar, me deri në 450 punonjës, të ndarë në departamente si në një kompani legjitime: shitje, IT, financë dhe menaxhim.

Skema funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku viktimat, kryesisht qytetarë të Bashkimit Europian, josheshin me premtime fitimesh të larta. Përmes manipulimit psikologjik dhe kontrollit në distancë të pajisjeve, autorët i bindnin të transferonin shuma të konsiderueshme parash, të cilat më pas zhdukeshin përmes kanaleve të pastrimit ndërkombëtar.

'Rrjeta'

Operacioni 'Rrjeta' u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale.

Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik".

Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco