Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

SYRI TV/ Aksident tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd, guri bie nga mali mbi makinën në lëvizje

18:24, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ku një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një makinë në lëvizje, duke zënë poshtë drejtuesin e automjetit, i cili ka humbur jetën.

Aksidenti është shënuar rreth orës 22:30 në fshatin Hotolisht, teksa viktima është identifikuar si Arian Hoxha, 42 vjeç.

Syri TV ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik, teksa këtë të shtunë ishte edhe në vendin ku ndodhi aksidenti, ku duken edhe shenjat e rënies së gurit në rrugë.

I pranishëm në vendin e ngjarjes sot ishte edhe deputeti i PD-së, Bledi Himçi, i cili tha se rrugët po vrasin dhe se shteti duhet të mbajë përgjegjësi.

Kujtojmë që pak muaj më parë rrëshqitja e rrugës në këtë segment paralizoi për javë të tëra juglindjen e vendit.

Ndërkohë, në nëntor 2025, një masiv gurësh ra në aksin Qukës – Qafë Plloçë, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco