Pas dhunës në qeli, Qerkja dërgohet në spital

13:19, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetari i arrestuar gjatë protestës para Parlamentit, i cili u dhunua brenda bllokut të sigurisë ‘Mine Peza’, është dërguar në spital.

Qytetarët kanë mbërritur në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të Qerkjas dhe kanë këmbëngulur që ai të dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas raportimeve, dhuna e ushtruar nga policia ka bërë që qytetari Niko Qerkja të përfundojë në spital, pasi ka shfaqur kriza epilepsie.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan të mësojnë emrat e efektivëve të policisë që dyshohet se dhunuan qytetarin Qerkja, ndërsa telefonuan edhe Avokatin e Popullit, por nuk morën përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco