Një qytetar i arrestuar në protestën para parlamentit është dhunuar brenda bllokut të sigurisë “Mine Peza”.
Raportohet se qytetari i shoqëruar është Niko Qerkja, i cili sipas raportime është dhunuar nga efektivët e policisë brenda bllokut të sigurisë. Niko Qerkja sipas qytetarëve që ndodhen përpara Bllokut të Sigurisë dhe që kanë kontakte me të, vuan nga Epilepsia.
Në kohën që ndodhej në paraburgim ka patur kriza epileptike dhe sjellje që efektivëve nuk u janë dukur të përshtatshme, e në mungesë të besimit ndaj sëmundjes së tij kanë ushtruar dhunë.
Mësohet se Qerkja që ndodhet prej 3 ditësh në paraburgim ka kërkuar ndihmë mjekësore, e ka refuzuar ushqimin por si kundërpërgjigje ka marrë dhunën. Pasi është dhunuar, ai është dërguar me autoambulancë për në spital.
Avokati Gentian Seriani ka denoncuar para ambienteve të paraburgimit dhunën ndaj protestuesit, që sipas tij provat kanë qenë evidente pasi është i gjakosur nga forcat e policisë.
Avokati Serani u shpreh në prononcimin e tij se Qerkja edhe pse ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe lirim për shkak të gjendjes shëndetësore, çdo kërkesë është refuzuar dhe për shkak të kësaj është futur në grevë urie.
Qerkja pretendon se nuk ka patur asnjë lidhje me protestën, por ndodhej në lokal në momentin që zhvillohej protesta, por është arrestuar forcërisht nga polici
© SYRI.net