Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët

Vlorë/ Lëvizte i armatosur me pistoletë dhe radio si e Policisë, arrestohet 32-vjeçari

10:35, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me pistoletë, dhjetëra fishekë luftarakë dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Operacioni i koduar “Siguria” u zhvillua në lagjen “Lef Sallata”, ku në automjetin e të riut u sekuestruan arma, 40 fishekë dhe radioja, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat penale për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Siguria", për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe me një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Siguria".

Si rezultat i operacionit, në lagjen "Lef Sallata", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi", me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco