Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 35-të në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

VIDEO/ Kanabis në sera, 111 vite burg 17 të pandehurve, përjashtohen nga dënimi 2 gratë rekrutuese

18:21, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dënohen me 111 vite e 8 muaj burg 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivonin kanabis në sera në Berat. Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme, teksa përjashtohen nga dënimi me burg dy grave që rekrutuan 93 të tjera për të pastruar bimën narkotike, duke u vënë në provë për 3 vite.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka dënuar 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivuan kanabis në sera gjatë vitit 2022 në Berat me 111 vite e 8 muaj burg në total. Dënimin më të lartë togazt e zeza e kanë vendosur për 2 drejtuesit e grupit kriminal, Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim.

Për dy të pandehurat drita Mema dhe Izmire Mema u vendos pezullimi I dënimit me 4 vite burg për secilën dhe u vendos të kryejnë nga 3 vite shërbim prove

Sadedin Hasa-8 vjet e 8 muaj burgim

Blerim Xheka -8 vjet e 8 muaj

Sidrit Bisha-6 vjet e 8 muaj burgim

Suad Smakaj-6 vjet e 8 muaj burgim

Jurgen Ujkaj-6 vjet e 8 muaj burgim

Samoel Lushaj-6 vjet e 8 muaj burgim

Endriol Xheka-6 vjet e 8 muaj burgim

Mirvaldo Disha-6 vjet e 8 muaj burgim

Hamdi Dyli-6 vjet e 8 muaj burgim

Arben Vrapi-5 vjet e 4 muaj burgim

Adiol Çifliku-5 vjet e 4 muaj burgim

Lulzim Bushataj-5 vjet e 4 muaj burgim

Mustaf Manej-5 vjet e 4 muaj burgim

Bashkim Mema-5 vjet e 4 muaj burgim

Drita Mema-4 vjet burgim (me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vjet shërbim prove)

Izmire Mema-4 vjet burgim (me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vjet shërbim prove)

Edison Mema-5 vjet e 4 muaj burgim

Kujtojmë se operacioni u krye më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Pjesë e grupit kriminal ishin edhe 93 gra, por SPAK shpalli moskompetencë për to duke ia kaluar për hetim Prokurorisë së Beratit, dhe që rezultoi se ishin rekrutuar me pretendimin se nuk e dinin me çfarë do merreshin por se do pastronin sherebelë.

Autoritetet zbuluan një hapësirë toke nga 10 deri në 27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë Berat ku në 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.

Të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të dënuarat femra, janë marrë me ‘rekrutimin’ e krahut të punës nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt premtimeve për pagesa të mira ditore për të punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco