VIDEO/ Durim Bami mbërrin në Rinas, shoqërohet nga Policia e Burgjeve

20:20, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas Durim Bami, i ekstraduar nga Dubai. Ai është marrë në dorëzim nga autoritetet shqiptare, ndërsa është shoqëruar nga Policia e Burgjeve drejt paraburgimit 313.

Durim Bami është nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Durim Bami ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet ekstradimi nga Dubai, në Shqipëri, i shtetasit të shumëkërkuar D. B.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni dhe bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco