Has/ Zjarri përfshin zonat malore mes fshatrave Dome dhe Pogaj

17:32, 03/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët kanë kapluar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh me dushk dhe shkurre në zonën malore midis fshatrave Dome dhe Pogaj, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis.

Përhapja e zjarrit po favorizohet nga temperaturat ekstreme dhe era e fortë që fryn në zonë.

Forcat zjarrfikëse të Hasit, në bashkëpunim me emergjencën civile, po punojnë intensivisht në terren për të kontrolluar zjarrin, megjithë vështirësitë që paraqet terreni i thyer malor, i cili pengon përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

Operacioni po zhvillohet vetëm në këmbë, me përpjekje të vazhdueshme për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal në këtë periudhë me rreziqe të larta zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco