U arrestua për korrupsion, GJKKO liron avokatin korçar Arben Lena

U arrestua për korrupsion, GJKKO liron avokatin korçar Arben Lena

11:08, 09/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i cili u arrestua për korrupsion.

Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco