Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin.
Mësohet se 28-vjeçari Emiliano Frroku ka rënë aksidentalisht nga pallati ku punonte.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Njoftimi:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
© SYRI.net