Pamje të rënda/ Djali dhunon nënën në Allias, i shkul flokët dhe e shtyn

Pamje të rënda/ Djali dhunon nënën në Allias, i shkul flokët dhe e shtyn

19:26, 08/05/2024
A+ Aa A-

Ajo që po ndodh në vendin tonë është një këmbanë e fortë alarmi për autoritetet që duhet të vihen në veprim për sigurinë e çdo qytetari.

Një tjetër rast tronditës i dhunës në familje është zbuluar në Tiranë, këtë herë në Allias. Nga pamjet që Iconstyle disponon, shihet momenti kur një e moshuar dhunohet pa pikë mëshire nga djali i saj.

Rasti është denoncuar nga një banorët e lagjes, të cilët të shqetësuar pretendojnë se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në pamjet më poshtë, ai është filmuar duke kapur prej flokësh nënën e tij të pambrojtur dhe e shtyn fort, teksa i bërtet me të madhe.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

 

Sipas raportimeve, kjo nuk ishte hera e parë që e moshuara dhunohet nga djali i saj.

“Në zonën e Alliasit është një nënë që jeton vetëm me djalin e saj; i cili para disa kohësh ka dalë nga burgu por ka probleme mendore. Tregohet shumë i dhunshëm me nënën e vet, dhe ajo është e sëmurë, ka 100 probleme shëndetësore, mezi ecen dhe dikur dhe thurte centro për të mbledhur para. Janë bërë denoncime por askush nuk bën gjë për këtë situatë dhe fqinjët nuk mund të bëjnë diçka gjithashtu.” – raporton qytetarja.

Një tjetër rast i hidhur i realitetit, që tregon pasojat e mos-pranimit dhe mos-kurimit të problemeve të shëndetit mendor! Fqinjët gjithashtu bëhen bashkëpunëtorë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco