Elia Zaharia e princ Leka ndahen zyrtarisht, zbardhen dokumentat

17:31, 08/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Tashmë, Elia Zaharia është zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës, thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye. Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta që e çuan çiftin drejt divorcit.

Arsyet janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak.

Po ashtu, në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përshin në një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco